Kompania jonë posedon certifikatat ISO 22000:2018 dhe ISO 9001:2015, që tregon angazhimin tonë ndaj cilësisë dhe sigurisë ushqimore.
ISO 22000:2018 garanton se kompania ka sisteme efektive për menaxhimin e sigurisë ushqimore gjatë gjithë zinxhirit të furnizimit.
ISO 9001:2015 vërteton se kompania jonë përmbush standarde ndërkombëtare për menaxhimin e cilësisë, duke siguruar përmirësim të vazhdueshëm dhe kënaqësinë e klientëve.
Këto certifikime janë tregues të standardeve të larta operacionale dhe të përkushtimit tonë ndaj përmirësimit të vazhdueshëm.